Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente, kryesisht gjatë orëve të paradites, por pas- mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave, të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit Lindor, duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Përsa i përket u temperaturave të ajrit, do të pësojnë rëniet ë lehtë në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë.