Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Reshje të dendura shiu dhe…”/ Moti i keq ‘pushton’ sërish vendin, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Një front atmosferik, i fuqishëm dhe i pasur me lagështi do të përshkojë të mërkurën territoret tona dhe rrugës do të kushtëzojë reshje të dendura shiu sidomos në Kosovë dhe pjesë të Shqipërisë.

Shiu do të fillojë në Mal të Zi sonte dhe do të zgjerohet drejt veriut të Shqipërisë ku edhe në Kosovë mund të zhvillohet ndonjël rigë ose rrebesh i shkurtër shiu. Gjatë natës vranësirat do të shtohen dhe dendësohen ndërkohë që fronti përparon përmes Shqipërisë dhe Kosovës. Në Shqipëri pritet rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Kosovë reshje shiu.

Fillimisht edhe në Kosovë ose Dukagjin mund të ketë ndonjë shkarkesë atmosferike ose bubullimë, ndërsa reshjet më tej vazhdojnë në formë shiu. Herë pas here (në intervale të herëpashershme kohore) priten reshje të dendura shiu aq të nevojshme për tokën e Republikës së Kosovës.

Reshjet shiu do të ketë që nga Mali i Zi e deri në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës. Fronti i ftohtë atmosferik do të kalojë dhe të mërkurën vonë dhe në fillim të së enjtes do të pasojë përmirësimi gradual i motit. Reshjet do të pushojnë dhe do të pasojëkpthjellimi i pjesërishëm i motit.

E Enjta do të karakterizohet me mot pa reshje atmosferike, me intervale me diell dhe vranësira lokale. Të premtën rikthehen reshjet e shiut, fillimisht në disa zona në Shqipëri, Dukagjin dhe Mal të Zi, pastaj vonë pasdite ose në mbrëmje edhe në Kosovë, Luginë dhe Maqedoninë Veriore.