Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Kryetari i Bashkisë, Hil Curri ka njoftuar se Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.
Ai tha se Bashkia Fushë-Arrëz do të bëjë të pamundurën për t’iu dalë në ndihmë banorëve në të gjitha njësitë administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali.
“Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën”, thuhet në postimin e tij./teve1.info/.