Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reshjet e shiut dëmtuan vreshtat, më pak rrush sivjet në Rahovec

 
   

Tashmë vreshtarët e Rahovecit kanë filluar vjeljen e rrushit. Këtë herë thonë se ajo mund të përfundojë më herët, për shkak se sivjet reshjet i kanë dëmtuar vreshtat.

“I posedoj 3 hektarë e 70 ari, prej të cilave 50 ari i kam të dëmtuara nga breshëri, derisa 1 hektar e 20 ari është goditur prej sëmundjes së bastrës dhe prej kësaj jam goxha i dëmtuar”, tha vreshtari Mirsad Mazreku për RTK-në.

Por kjo, s’mund t’ua fshehë gëzimin vreshtarëve të Rahovecit në ditët e vjeljes që tashmë kanë nisur.

“Këtë vit çmimi është pak më i mirë dhe besoj se do ta mbulojë edhe humbjen që kisha nga reshjet dhe bastra”, shtoi Mazreku.

Ai tutje ka theksuar se disa herë ka përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, mirëpo nga institucionet kërkohet t’u dilet edhe më shumë në ndihmë vreshtarëve.

“Ka benifite nga institucionet, japin subvencione por asnjëherë nuk janë të mjaftueshme sepse krejt kjo punë që bëhet është prej sektorit privat”, tha Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit.

Ndërkohë, verërat kosovare tashmë ekspozohen edhe në tregjet evropiane e botërore.

“Bashkë me Shoqatën e Verëtarëve Enologjia kemi n[shkruar një marrëveshje për tri vjet dhe verërat e Kosovës janë të prezantuara në Shtëpinë Botërore të verërave në Bordo”, tha Ekrem Gjokaj, profesor në departamentin e agrobiznesit në Universitetin e Prizrenit.

Vreshtarët thonë se për shkak të mungesës së rrushit, vjelja e tij këtë vit mund të përfundojë në tetor.