Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reuten “godet” Lajçakun: Pse po i bëni thirrje vetëm Kosovës?

 
   

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i është drejtuar me një pyetje emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Reuten e pyeti diplomatin sllovak se “pse po i bëhet thirrje vetëm Kosovës?”, pasi të martën në Komisionin Evropian u paralajmëruan masa ndaj Kosovës, transmeton Paparaci.

Sipas Lajçakut, “eskalimi po vazhdon dhe po shihen veprime të dhunshme”. Ndërkohë, eurodeputeti holandez iu drejtua atij se pse kurrë qasja në dialog “nuk ka qenë e balancuar”.

“A mund ta shpjegoni se pse mbi një dekadë, nuk kemi marrë një qëndrim më të fortë ndaj dikujt që e ka kthyer eskalimin e deeskalimin në një lloj arti. Së fundi, pas mosnënshkrimit të marrëveshjes, duke u kthyer në Beograd, z. Vuçiq fyu në parim marrëveshjen e arritur. Disa ditë më vonë një komisioner shkon në derë me 600 milionë euro. Ky është sinjal që nuk na duhet kur kemi të bëjmë me autokrat”, tha ai.

“Kurrë nuk ka pasur pikëpamje të balancuar apo reagim të balancuar. Nuk ishte e barabartë. A mund të reflektosh pë reagimin e BE-së në lidhje me kidnapimin e tre policëve kosovarë. Ata janë të lirë, por janë nën akuza dhe ësahtë e papranueshme. Pse nuk u bë thirrje për lirim të menjëhershëm?”.