Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar rastin e hedhjes së granatës në afërsi të liqenit të Ujmanit gjatë javës së kaluar.
Në emisionin “DPT Te Fidani”, Rexhaj ka thënë granata është hedhur me idenë e frikësimit të qytetarëve.
“Nuk mendoj se qytetarët duhet të bien pre e dezinformatave, propagandave e frikësimeve që I bën Serbia. Unë mund të vdes këtu, mund të më lëshoj zemra. Nuk bën të na tmerroj gjuajtja e një bombe. E shihni lajmet ngamë të ndryshmet dhe idetë e tilla nuk mund ta frikësojnë qytetarin”, ka thënë Rexhaj.
Ai ka akuzuar opozitën për dezinformatat se Vetëvendosje po organizon ekskursione në Liqenin e Ujmanit.
“Sikur të ishte i vërtetë pretendimi i opozitës se Vetëvendosja po organizon ekskursione, nuk do të kriste bomba. Bomba është hedhur me idenë e frikësimit të qytetarëve”, ka thënë Rexhaj.
“Përnjëmend u krijua siguria te qytetarët se aty mund të shkosh dhe të lahesh. Ka qytetarë që vazhdojnë të shkojnë të lahen. Autorin e gjeti menjëherë policia. Ideja është që të krijohet frika që të mos shkohet”, thënë veç të tjerash ai.
Të dielën, një garantë dore shpërtheu në veturat e pushuesve që po qëndronin në Liqenin e Ujmanit, vend i cili u kthye në atraksion turistik javëve të fundit.