Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Rexhepi kritikon institucionet për moslobim, thotë se Serbia po fuqizon ndikimin

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka thënë se derisa politikanët në Kosovë merren me njëri-tjetrin, Serbia dhe aleatët po lobojnë dhe ndikojnë fuqishëm për interesat e tyre.

Sipas tij, reagimi dhe ankesat e Kosovës janë pasi proceset po përfundojnë.

“Kanë peshë vendimet e kryeministrit e qeverive tona, por varet sa ato vendime që i kanë marrë janë në korrent me agjendën Ndërkombëtare(sa kemi parapërgatit teren). Diplomacia ndërkombëtare nuk nin për mua, ty, ata, kush është më i mençur, kush ka ditë me lobu fiton, pavarësisht a është vendimi i drejtë (e kemi rastin e Shën Stefanit…).

Nëse institucionet tona qendrore nuk kanë ditë, nuk dinë apo nuk kanë deshtë me ditë/lobu e me përfitu nga ato lobe – që ndikojnë e vendosin në proceset botërore, atëherë ne jo vetëm si pjesë e shtetit por edhe si pjesë e kombit, mundemi me zhvillu debate kundër botës e njëri-tjetrit, duke përzi qaj, duke pre e gri me çifteli, por ne jemi vonu, treni ka shkuar, proceset kanë përfundu dhe duhet pritë momentin tjetër historik minimum pas 100 vitesh”, ka shkruar ai në Facebook.