Ish i burgosuri politik Mehmetali Rexhepi, ka treguar se si pjesëtari i UDB-së, Daut Morina e kishte goditur aq shumë në fytyrë, saqë kishte menduar se ia ka thyer nofullën.
Po ashtu sipas Rexhepit, Morina e goditi përsëri me një objekt afër këmbës duke e lënë gati të palëvizur.
“Erdh Daut Morina, hiç pa pritë, ma dha një goditje mu duk se mu thye nofulla, nuk mundesha ta mbyllja gojën, me grusht më goditi. Më tha ti e din cfarë duhet t’i tregosh agës Dan, çka s’ju ke kallzu këtyre tjerëve. I ka marrë ato tega që i mbante Ramadan Sermaxhaj.
Si kam qenë në këmbë… më ka goditë këtu (bën shenj te pjesa e djathtë e barkut), ka kërsitë sikur kërcet një llamarinë teneqe dhe mu ka mpirë këmba. Njeriu është qenie speciale, sipas shumë studiuesve nuk është spjegu deri në fund qenia njerëzore, ka dukuri të fshehta te njeriu. Unë thash më s’më funksionon ajo këmbë, për çudi s’e ndjeva. Ku u ktheva në dhomë… erdhën shokët të trishtuar se vetë e kishin përjetu edhe ata… E pyeta o Shemsi po më vjen keq po kam klithë bre Shemsi. Më tha sipas shkencës më mirë që ke klithë, sepse tha klithma ta zmbraps tensionin”, tha ai.