Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Klered Bozhanaj, i cili plagosi me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi në Tiranë.
Për arrestimin e Bozhanajt janë angazhuar 600 efektivë policie, ndërsa shtoi se autori u kap befasisht pranë banesë së tij, madje duke bërë rezistencë në sy të familjes, por është neutralizuar.
Arrestimi është bërë në afërsi të banesës së tij në rrugën “Hysen Dura”. Policia ka sekuestruar dhe një armë zjarri që ai kishte me vete. Për arrestimin e tij janë angazhuar 600 policë në terren. Efektivi i plagosur dje kreu një operacion dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme. Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se: Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.”, njoftoi Policia e Tiranës.