Rezoluta e propozuar nga PDK për fuqizimin e Policisë së Kosovës, nuk është futur në rend dite, pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga deputetët, për shkak se Vetëvendosje abstenoi, raporton Gazeta Sinjali.
Mosvotimi për ta hapur rrugën për votimin e rezolutës është kritikuar nga deputetët e opozitës.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se pushteti i VV-së është, pushtet i propagandës dhe zhurmës në rrjete sociale dhe jo për ta ndihmuar Policinë.
“Shumica parlamentare VV-së votoj kundër diskutimit për shtesat, rrezikshmërinë dhe pagat dhe pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës, ndërkohë që punën e shkelqyeshme të tyre po provojnë ta përvetsojnë me çdo kusht.
Pushteti i VV-së është, pushtet i propagandës dhe zhurmës në rrjete sociale, asesi i veprave për t’i dalur në ndihmë policisë së Kosovës.“