Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rezoluta e Srebenicës, Pozhari ‘shpërthen’ ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe: Shqetësues kjo gjë!

 
   

OKB-ja ka miratuar rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, e cila vendos një ditë vjetore globale të përkujtimit, çdo 11 korrik.

E për këtë reagoi edhe analisti Xhevdet Pozhari, që e mirëpriti miratimin e kësaj rezolute.

Mirëpo, ai mbeti i befasuar nga fakti se si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa shtete me shumicë muslimane absteuan ndaj rezolutës.

Pozhari për këtë rikujtoi deklaratën e Vucciqit se “Për çdo serb të vrarë, do të vrasim 100 myslimanë”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Asambleja e Përgjithshme e OKB kaloi rezolutën që njeh gjenocidin e Serbisë në Srebrenicën e Bosnjës.

Sot, Serbia mori damkën e një shteti gjenocidal.

Shqetësues mbetet numri i lartë i shteteve që abstenuan. Ndër to, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe! Abstenuan në favor të Vuçiqit që dikur deklaronte: Për çdo serb të vrarë, do të vrasim 100 myslimanë.

Abstenuan edhe shtete që si pretekst përdorën mosnjohjen e gjenocideve në territoret e tyre. Protestuan duke abstenuar në kurriz të fatkeqësisë së një shteti tjetër.

Serbia gjithmonë do ta përdorë argumentin e numrit të lartë të shteteve të cilat abstenuan dhe do ta quaj të padrejtë këtë vendim. Sepse këtë ia mundësuan edhe shtetet me shumicë myslimane.