Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rezoluta për sulmin terrorist, gazetari i njohur: Ja zgjidhja që duhet për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Duke folur në lidhje me rezolutën për sulmin terrorist serb në Kosovë, gazetari Bledian Koka ka deklaruar se duhej të kishte një kërkesë shtesë tek faktori ndërkombëtar  për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

Në një intervistë televizive Koka u shpreh se me anë të kësaj kërkese ‘do të ndihmojmë Kosovën në një krizë të mundshme ekonomike’.

“Rezoluta është konstatimi i panoramës së asaj që ka ndodhur, për të cilën mirë, keq, në fund fare të gjithë pajtohemi, megjithëse Edi Rama nuk u pajtua sepse iku dhe nuk e votoi. Praktikisht, ky është një tregues i besnikërisë  në vazhdim ndaj Vuçiçit  që ndodhta presioni i brendshëm e detyron ta bëjë një rezolutë të tillë, por votën në një rezolutë të tillë nuk e ka, dhe ky është fakti publik që ne njohim.  Një gjë që mungon rezoluta, duhet të kishte  një kërkesë të qartë për faktorin kombëtar për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës  sepse ne vërtetë po flasim për atë që ka ndodhur  por Kosova rrezikon realisht të ketë probleme  ekonomike për shkak të sanksoneve të cilat janë vendosur për një situatë  të cilën ajo e “përdori” për të kuptuar se kush është realisht Serbia.

Meqë rezoluta ishte konsensuale, asgjë nuk kushtonte që të paktën pjesë e kësaj të ishte dhe kërkesa për faktorin kombëtar dhe kjo duhet të jetë retorikë  edhe e qeverisë shqiptare që ka kaloshinë diplomatike. Heqja e sanksioneve është shumë e rëndësishme në këtë momente.

Ka dy momente tek heqja e sanksioneve. E para punës: i japim një dorë Kosovës që do ta vuajë vendosjene  sanksioneve brenda këtij viti dhe kjo do të shihet tek efekti ekonomik . E dyta: është një shembull ose një  tregues që viktima nuk është xhelati. Ne këtë rezolutëm e bëmë kundër Serbisë por ne nuk presim të na dëgjojë Serbia, ne presim të na dëgjojë Bashkimi Europian  dhe aleatët e Kosovës gjithashtu.”