Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë Veriore, ka filluar publikimin e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.
Në garë janë shtatë kandidatë, dy nga ta shqiptarë, Arben Taravari nga koalicioni i opozitës shqiptare “VLEN” dhe Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim.