Kompania Bankers Petroleum Albania Lt, e cila operon prej vitesh në Patos-Marinë në fushën e nxjerrjes së naftës, ka prezantuar së fundmi rezultatet e implementimit të teknologjisë bashkëkohore të riaktivizimit të burimeve të naftës përmes injektimit të avullit. Duke e cilësuar si një moment historik, drejtori ekzekutiv i kompanisë u shpreh se rezervat e zbuluara në fushën naftëmbajtëse parashikojnë një prodhim total që i tejkalon 800 mijë tonë.
Përfaqësuesit e kompanisë thonë se kjo teknologji ka sjellë një zbulim që do të ndikoj pozitivisht për zonën. Sipas tij investimet do të jenë miliona dollarëshe.
Për përfaqësuesit e Bankers, viti 2024 konsiderohet me një rëndësi të jashtëzakonshme në industrinë e naftës në Shqipëri, pasi në përmbushjen e dy dekadave të themelimit të kompanisë, projekti i avullit ka vendosur një gur themeli në suksesin mëtejshëm.