Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët.
Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në rajonin e Tokatit, ndërsa thellësia ishte 5.99 kilometra, duke e bërë tërmetin mjaft të ndjeshëm për qytetarët turq.
Ndërkaq mediat vendase kanë publikuar pamje nga momenti i tërmetit.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.
Kujtojmë se shkurtin e vitit të kaluar Turqia u godit nga një tërmet katastrofik, ku u regjistruan mijëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale.
Samsunda deprem oldu #deprem pic.twitter.com/0hb7kFgUEK
— Baran (@Baranfalann) April 18, 2024