Një porverb thotë se :”Askush nuk duhet të privohet nga e vërteta, më shumë se ajri që thithim apo drita që shohim!”
Arbërorët duke patur një histori mbi katërmijëvjeçare dhe duke qenë të lashtët e Gadishullit Ilirik, janë gjendur shpesh të pushtuar nga pushtues të ndryshëm dhe kanë mbetë gjithmonë duke luftuar për lirinë dhe të drejtat e tyre të natyrshme.Dhe duke qenë të shtypur e sunduar e me zingjirë në trup e shpirt kanë mbetë edhe të vonuar krahas popujve tjerë të Europës e Botës.
„Nëse populli ynë në të kaluarën nuk ka mundur të ndjekë kombet perëndimore europiane në hapin e tyre të admirueshëm të përparimit dhe qytetërimit, arsyet duhen gjetur në kushtet e pafavorshme me të cilat është rrethuar.“
Por ,sot askush nuk është duke na penguar,as duke na ndalë hapin e madh historik të rikthimit kah drita, kah vlerat e qytetërimit dhe të rrënjëve tona kombëtare europiane.
Sot, çfardo drejtimi që të merrë populli ynë ,është fajtor vetë.
Një drejtim i gabuar kah primitivizmi ,kah prapambetja e lindjes apo sulltanizmit do t’i kushtoj tepër shumë. Ndërsa një drejtim i natyrshëm kah drita e përparimit dhe qytetërimit dhe rikthimit kah rrënjët e vetë do t’ishte një fitore e dritës arbërore kundër errësirës me shekuj që i ka mbetë në shpirt e trup.Imazhi bashkëngjitur është harta ku shkruan Ilirët ose arbërorët,nga R.H.L, A.H.Atlas, 1885.