Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Rikthimi i luftës me Serbinë është i pamundur”, ish-ministrja me deklaratë të fortë: Kjo gjë e ka provuar të kundërtën!

 
   

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të jetë një nga çështjet më të disktuara.

Mbarëvajtja e negociatave mes dy palëve ka stagnuar pas sulmit terrorist serb në Banjskë.

Derisa, javë më parë është përfolur se 2024-ta, do jetë vit që edhe mund të sjellë një marrëveshje finale, bazuar në zhvillimet e fundit, një gjë e tillë vështirë se mund të besohet.

E për këtë çështje në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot” foli ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Sipas saj, fatkeqësisht pozicioni i shtetit serb në dialog nuk ka ndryshuar pas agresionit në Banjskës, ku ky akt terrorist ka provuar se rikthimi i luftës nuk është i pamunudur.

 Image
 Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. 
 

“Krimi i agresionit paramilitar në Banjskë nuk e ka ndikuar fare pozicionin e Serbisë në dialog përballë Kosovës. Destruktiviteti i saj mbetet i ‘pavërejtur’, i pasfiduar, i pasanksionuar! Nëse para agresionit paramilitar serb në Banjskë kemi besuar se rikthimi i luftës me Serbinë është i pamundur, fatkeqësisht Banjska ka provuar të kundërtën!” – deklaroi ish-ministrja.

Haradinaj-Stublla potencoi se është hipokrizi të kërkohet vazhdimi i dialogut pa u ndëshkuar ngjarja e 24 shtatorit.

“Mungesa e simetrisë dhe rendit logjik sipas situates ne terren – në planin franko-gjerman e dështoi dialogun. Është hipokrizi të kërkosh vazhdimin e tij pa kushte dhe zbatimin pa vonesa të asociacionit, pa e klasifikuar ende ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë si krim agresioni i Serbisë kundër Kosovës”, shpjegoi ajo.

Ndër të tjera, ish-ministrja shtoi se nëse ndërkombëtarët dëshirojnë të zgjidhin problemin mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë duhet një ndryshim strategjik i dialogut.

“Prandaj është momenti i fundit që Perëndimi të fillojë një rishikim strategjik të dialogut sidomos në definimin e parimeve të negociimit, afatit kohor, dhe epilogut – nëse dëshirojnë të zgjidhin përfundimisht paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Meliza Haradinaj-Stublla për “Bota sot”.