Rinisi sërish mes tensioneve seanca plenare. Këtë herë deputetët e PD-së nuk lejojnë deputetët socialistë të flasin nga vendi.
Ndërkohë ish-kryeministri Berisha po flet live në Facebook nga foltorja e Kuvendit teksa mikrofoni në foltore është i fikur.
Deputeti Noka është pranë vendit ku flasin socialistët për t’i mos i lejuar të vazhdojnë fjalën.
Nga ana tjetër Garda e Republikës është bërë mur përpara vendit të ministrave dhe kryetares Nikolla. Sakaq kryeministri Rama nuk është pjesë e kësaj seance.
Herë pas here Lindita Nikolla bën thirrje për 5 minuta pushim në seancë. Pak më parë pati dhe përplasje fizike mes deputetit demokrat Bledjon Nallbati dhe socialistit Vullnet Sinajt.