Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim këngëtaren Rita Ora dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi.
Rita Ora tregoi se zgjodhi të vizitojë Kosovën me rastin e datëlindjes së saj të 33-të.
Ndërsa Kurti falënderoi Orën për sukseset e saj të mëdha në skenën muzikore. AI po ashtu takimin me Orën e ka quajtur “një të diel të paharruar”.
“Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja atë dhe Taika Waititi sot në datëlindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shkruan Kurti në X krahas videos së publikuar nga takimi.