Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ritet në 44 numri i të vrarëve nga sulmi në një tubim publik në Pakistan

Është rritur në 44 numri i të vrarëve nga një sulm vetëvrasës me bombë gjatë një tubimi politik në Pakistan të dielën.

Sulmi, në të cilin raportohet se po ashtu u lënduan 200 persona, ndodhi në rrethinën veriperëndimore të Pakistanit, Bajur, pranë kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët po njoftonin për mbërritjen e Abdul Rasheed, liderit të partisë islamike Jamiat Ulema, kur bomba shpërtheu duke e shkaktuar njërin prej sulmeve më gjakderdhëse në vitet e fundit në Pakistan.

Autoritetet e kanë bllokuar zonën dhe kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Policia në Bajur tha se sulmi u krye nga një person, i cili e shpërtheu jelekun e vet të mbushur me eksplozivë pranë skenës ku ishin ulur disa liderë të lartë të parisë.

Hetimet e para sugjerojnë se grupi Shteti Islamik – i cili vepron në Afganistan dhe është armik i talibanëve afganë – mund të jetë përgjegjës për sulmin, sipas policisë lokale.

“Kishte pluhur dhe tym përreth, unë isha nën disa persona të lënduar, nga ku mezi u çova në këmbë dhe për cfarë? Për të parë rrëmujë dhe gjymtyrë të prera”, tha Adam Khan, 45 vjeç, i cili ishte rrëzuar në tokë nga shpërthimi që ndodhi të dielën.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se lideri rajonal i partisë JUI-F Maulana Ziaullah, është vrarë në shpërthim.

Talibanët e Pakistanit, apo siç njihen TTP, thanë në një komunikatë për Associated Press se sulmi kishte synim t’i nxiste islamikët kundër njëri-tjetrit.

 

 

Tags: