Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rizvanolli: Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap zyre në rajonin e Mitrovicës

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të dielën në platformën “X”, se 2024 është vit i integrimit, duke iu referuar komunitetit serb në Kosovë.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti janë mbi 7 mijë pasaporta të Republikë së Kosovës, 6 mijë e 800 ID dhe 1 mijë e 100 pasaportë në komunat ku qytetarët serbë janë shumicë.

Postimin e tij e shpërndau ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo ka treguar se Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap zyre në rajonin e Mitrovicës.

“Po ashtu po sigurojmë që të gjithë qytetarët do të përfitojnë nga masat e efiçiencës së energjisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap një zyrë në rajonin e Mitrovicës për t’u shërbyer më mirë të gjithë qytetarëve të këtij rajoni”, ka shkruar Rizvanolli.