Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Roboti nga Intelegjenca Artificiale flet për Kosovën: Ja çfarë thotë për Albin Kurtin

 
   

Sot në qytetin ndërkombëtar të Gjenevës janë mbledhur mbi 2000 diplomatë, shkencëtarë, industrialistë, akademikë dhe anëtarë të OKB-së për të marrë pjesë në samitin botëror të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) mbi “Inteligjencën Artificiale” (AI). Janë planifikuar shumë takime interesante, si konferenca dhe demonstrime të robotëve humanoidë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

Samiti i AI për të mirën globale organizohet nga ITU, agjencia e specializuar e Kombeve të Bashkuara për teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, dhe 40 agjenci partnere të Kombeve të Bashkuara. Ky samit po organizohet në bashkëpunim me Qeverinë e Zvicrës.

“ITU, AI Good Summit” në bashkëpunim me agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara për teknologjinë do të prezantojnë në Gjenevë teknologjitë më të fundit në inteligjencën artificiale dhe robotikën.

Pjesë e këtij samiti ishte edhe gazetari ynë në Gjenevë, Nefail Maliqi, i cili ka bërë një test duke zhvilluar një intervistë të shkurtër me një nga robotët e Inteligjencës Artificiale. Për herë të parë një robot nga Intelegjenca Artificiale foli për Kosovën dhe shqiptarët, si dhe për futbollistët Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

I pyetur nga gazetari ynë për Kosovën dhe personalitetin e kryeministrit Albin Kurti, roboti “Monsieur” është në gjuhën frënge me këto fjalë: “Po, kam dëgjuar për Kosovën. Është një vend i bukur. Zoti Kurti është një personalitet i respektuar në rajon dhe po bën shumë për përmirësimin e situatës politike në Kosovë! Mirupafshim, zotëri gazetar…”

Inovatorët në fushën e inteligjencës artificiale (AI) dhe robotikës – të shoqëruar nga krijimet e tyre të sofistikuara – do të bashkohen me drejtuesit e veprimit humanitar në Gjenevë, Zvicër më 6 dhe 7 korrik, në edicionin e ri të samitit botëror që synon promovimin e AI për zhvillim të qëndrueshëm.

Organizuar për dy ditë me radhë me iniciativën e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), Samiti Botëror për Inteligjencën Artificiale për të Mirën Sociale do të jetë një mundësi për të treguar ndihmën që teknologjitë e reja mund të sjellin për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të përcaktuara nga Kombe të Bashkuara, në fusha të tilla si trajtimi i krizës klimatike dhe forcimi i përgjigjeve humanitare.

Zgjidhje inovative dhe folës të nivelit botëror

Samiti “AI for Good” do të bashkojë, për herë të parë në një vend, tetë robotë socialë humanoidë dhe mbi 20 robotë të specializuar. Këta robotë do të shfaqin të gjitha aftësitë e tyre, nga luftimi i zjarreve dhe ndihma humanitare, deri te kujdesi shëndetësor dhe mbështetja e bujqësisë së qëndrueshme. Veprimtaria gjithashtu do të përfshijë fjalime kryesore nga personalitete me ndikim.

Dy tryeza të nivelit të lartë – në të cilat do të marrin pjesë zyrtarë qeveritarë, drejtues sektorësh privatë, akademikë dhe partnerë të sistemit të OKB-së – do të ofrojnë një mundësi për të shqyrtuar politikat, rregulloret dhe standardet e nevojshme për të siguruar që AI të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm.