Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rohde: Çdo 27 janar përkujtojmë kapitullin më të errët të historisë gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Përkujtimore të Holokaustit, ka shkruar se përpjekja çnjerëzore për të zhdukur popuj të tërë, ua kujton aktet e tmerrshme të paimagjinueshme që njerëzit janë të aftë t’i bëjnë.

Përmes një postimi në “X”, Rohde ka thënë se çdo vit, më 27 janar, përkujtohet kapitulli më i errët i historisë gjermane.

“Përpjekja çnjerëzore për të zhdukur popuj të tërë na kujton aktet e tmerrshme të paimagjinueshme që njerëzit janë të aftë ti bëjnë. Kurrë më. Ne Kujtojmë”, ka shkruar ai.