Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Rohde: Gjermania do të mbështesë Kosovën në adresimin e sfidave klimatike

 
   

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jörn Rohde.

Me të cilin ka biseduar mbi pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e klimës COP28 në Dubai.

Në një postim të Presidencës së Kosovës në Facebook thuhet se ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend.

Osmani dhe Rohde diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe u mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.