
Ambasador gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i ka dalë në mbështetje juristes së mediave, Flutura Kusari, pas komenteve bullizuese ndaj saj në rrjete sociale.
Rohde e ka shpërndarë postimin e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili u takua me Kusarin, duke thënë se “mediat e lira dhe të pavarura janë pjese thelbësore e një shoqërie demokratike”.
“Jam dakord me Tomáš [Szunyog]. Mediat sociale janë një vend i mrekullueshëm për debat publik, por për të pasur diskutime të frytshme duhet të respektohen disa standarde”, tha Rohde.
Tutje, Rohde tha se i kanë ikur disa komente lidhur me Flutura Kusarin dhe angazhimin e saj publik për lirinë e mediave.
Kujtojmë se muajin e kaluar, Kusari u përballë me komente bullizuese që pjesëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i bëri në drejtim të saj.