Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksionin kundër bizneseve “Call Center”

 
   

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe të Gjermanisë për suksesin e përbashkët në operacionin e kësaj jave kundër krimit të organizuar, më saktësisht kundër mashtrimit të bizneseve “Call Center” në vendin tonë.

Ai gjithashtu u shpreh falënderues ndaj oficerëve që morën pjesë në këtë aksion.

Këtë javë Policia e Gjermanisë dhe ajo e Kosovës kryen me sukses një operacion të përbashkët kundër mashtrimit me Call Center në Kosovë. Ky operacion nënvizon bashkëpunimin e shkëlqyer të autoriteteve tona në luftën kundër krimit të organizuar. Faleminderit të gjithë oficerëve të përfshirë për punën e shkëlqyer ekipore”, ka shkruar ambasadori në X.

Në këtë aksion u arrestuan 20 persona e u konfiskuan 120 mijë euro, sipas Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës dhe ajo gjermane kontrolluan gjithsej 14 lokacione në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë.