Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.
Ai në një postim në rrjetin X ka shkruar se ndonëse i vonuar, zbatimi i vendimit shënon një hap të rëndësishëm në përkushtimin e shtetit në sundimin e ligjit.
“Më në fund është bërë. Edhe pse zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Deçanin ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në përkushtimin e shtetit ndaj sundimit të ligjit. Ne përgëzojmë Qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit për këtë moment historik” shkroi Rohde.
Sot, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për tokën rreth Manastirit të Deçanit.