Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar ambasadorëve tjerë në Kosovë që e uruan Gresa Caka-Nimanin në rizgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Rohde shkroi se ky institucion është ndër “lojtarët më të rëndësishëm” të shtetit të Kosovës.
“Në një demokraci si Kosova, Gjykata Kushtetuese është pjesë përbërëse e strukturës shtetërore dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj”.
Edhe ambasadori amerikan ka uruar Gresa Caka Nimanin.