Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Romeo dhe Juli u zunë në Natë Kadri dhe ‘arsyeja’ ishte… Zoti!

Ditën e djeshme, “Vëllai i Madh” i dha një mision sekret Erjolës dhe Julit, që të fshihnin të gjitha cigaret elektronike të banorëve të shtëpisë, pa u vënë re.

Ata të dy i fshehën me sukses, derisa erdhi zarfi i cili u kërkonte konkurrentëve të gjenin cilët ishin dy banorët e misionit. Nëse përgjigja do të ishte e saktë, atyre do t’u ktheheshin cigaret. Nëse jo, do të mbeteshin pa cigare, ndërsa Erjola dhe Juli do të shprehnin secili tre dëshira, që do t’i plotësoheshin.

Pavarësisht debateve të shumta, intuita e Romeos nuk gaboi në këtë rast, duke thënë menjëherë emrin e Julit dhe Erjolës dhe duke i qëndruar deri në fund.

Arsyeja pse dyshoi tek Juli? Përveçse i kishte ndjekur dhe analizuar të gjitha lëvizjet e tij që në mëngjes, Romeo gjithashtu kishte vënë re se Juli ishte betuar në Zot, jo në familje siç bën gjithmonë.

Pikërisht ky ishte detaji që agravoi debatin mes tyre, kur Vëllai i Madh shpalli emrat e dy personave në mision (që u gjetën nga shtëpia).

Romeo u shpreh i çuditur dhe i revoltuar që në Natën e Kadrit, Juli ishte betuar në Zot për një lojë dhe kishte gënjyer.