Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Romeo Veshaj ish i dashuri i Sara Gjordenit? Ish-banorja e BBV flet për ish-at e saj! Ledion Liço: Rikja ka thënë se ke pasur shumë…

Sara Gjordeni ka diskutuar në Post Big Brother faktin se është përfolur për ish-partnerët e saj dhe kjo gjë e ka cenuar në moralin dhe dinjitetin e saj.

Ajo shpjegoi para të gjithëve raportin që ka pasur me të gjithë meshkujt që ajo është akuzuar se ka pasur një lidhje.

Ledion Liço: Ke thënë më shumë kam humbur nga ky BBV sesa kam fituar. Çfarë nënkupton me këtë?

Sara Gjordeni: Më ka dhënë një impakt shumë të madh në publik, ishte i mirë apo i keq. Por më ka kushtuar shumë në anën e moralit dhe dinjiteti që është diskutuar jashtëzakonisht shumë.

Ledion Liço: Rikja në një batutë ka thënë sa shumë ka patur…

Rike Roçi: I ka ardhur droni, ishte i dyti ish që futej në big, gjithë të famshëm, jo ndonjë gjë të keqe.

Sara Gjordeni: Unë nuk e kuptoj kur i bë kaq e madhe kjo puna e ish-ave të mi që u bënë këto memet sa ish-të dashur ka Sara për metër katror. U diskutua Romeo, më vjen keq që nuk është këtu që të hidhte poshtë aludimin që unë kam pasur diçka me Romeon, që nuk kam pasur. U aludua për Silvin, Silvin e kam takuar vetëm 15 minuta në jetën time, nuk kam pasur asnjë gjë tjetër, u fut Endriku, unë sigurisht kisha pasur një histori me të para 10 vitesh, unë nuk e di çfarë priste publiku të bëja ndërkohë që ai kishte bashkëshorten e dytë shtatzënë me fëmijën e dytë, unë nuk e kuptoj çfarë pritur publiku që të bëja me Endrikun. Ndërsa personin nga i cili erdhi droni, të cilin nuk e kishte dërguar absolutisht ai person, ishte personi të cilin ia kisha treguar Bardhit brenda në shtëpi. Unë nuk e kuptoj që ku janë këta ish-at që u diskutuan kaq shumë.