Ministrja e Industrisë Tregtisë dhe Ndërrmarësisë, Rozeta Hajdari në konferencën e thirrur për media foli rreth pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Hajdari para gazetarëve tha se ky veprim nuk kishte për qëllim kufizimin e lirisë së shprehjes në vend, por që sipas saj, kjo ka të bëjë me zbatimin e kërkesave legjitime të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
“Është me rëndësi t’iu siguroj që pezullimi i certifikatës së biznesit, Klan Kosova nuk e kishte fare për qëllim që ta kufizojë fjalën e lirë lirinë e shprehjes në vendin tonë, por vetëm që ti zbatojë kërkesat legjitime të Kushtetutës dhe ligjeve tona”, tha ajo.
Më pas disa prej mediave e bojkotuan këtë konferencë me ç’rast ministrja ndërpreu fjalimin.
Ndryshe, numër i madh i gazetarëve të të gjitha medieve kanë protestuar të hënën në Prishtinë për të kundërshtuar pezullimin e licencës për Klan Kosova.