Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rraci: Të gjithë ne i kemi kërkuar Kurtit ta pranojë Asociacionin, tash po e kritikojmë pse po e pranon

 
   

Analisti politik, Gazmir Rraci duke e komentuar takimin e 26 tetorit në Bruksel, ku Kurti u zotua që do ta zbatoj Asociacionin, ka theksuar se Kosova ka pranuar që t’i zbatoj të gjitha marrëveshjet, e jo vetëm Asociacionin.

Rraci madje ka kritika për ata që po e kritikojnë Kurtin pse po e pranon Asociacionin.

“Të gjithë ne ia kemi kërkuar, tash po e kritikojmë pse po e pranon, është pak paradoksale ky lloj diskursi publik në shoqërinë tone”, thotë ai.

“Kosova ka pranuar që të zbatojë të gjitha obligimet që kanë dalur nga dialogu i Brukselit. Marrëveshja e 2013 është marrëveshje, e cila flet kryesisht që flet për Asociacionin, por natyrisht ne kemi dhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili tregon qartë se çfarë Asocacioni do të kemi në të ardhmen”, thotë ai për emisionin “Expose”.

Ai vlerëson se fillimi I implementimit të asociocionit nuk ka pasoja. Kjo për faktin se siç thotë ai, kemi një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese, për parimet e vitit 2015 dhe kemi një marrëveshje të vitit 2013 ku e definon qartë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë Asociacion siç e ka momentalisht Kosova për komunat me shumicë shqiptare.

“Gjithë ne ja kemi kërkuar Kurit, tash po e kritikojmë pse po e pranon, është pak paradoksale ky lloj diskursi publik në shoqërinë tonë. Nëse ne kemi insistuar që kryeministri Kurti me i zbatu të gjitha obligimet që i ka marrë shteti i Kosovës, ai po i zbaton atëherë t’i themi pse po i zbaton, nuk është e logjikshme, sepse çka do të kishte ndodhur në qoftëse ai nuk do t’i kishte zbatuar dhe në qoftëse ai do të kishte insistuar që ta zhbëj marrëveshjen e 2013, si marrëveshje ndërkombëtare”.

“Të gjithë këta që tash e kritikojnë përsëri do t’a kritikonin se e fute Kosovën në humnerë, dole kundër miqëve. Mbi të gjitha Kosova edhe kësaj radhe i tha po propozimit, që erdhi nga Gjermania dhe Franca dhe që u mbështet fuqishëm nga SHBA-ja, dhe shoqëria kosovare gjithmonë ka qenë insistuese se çkado që të vjenë nga SHBA-ja, Gjermani dhe Franca duhet thënë po. Dhe natyrisht kësaj radhe Kosova ishte e përgjegjshme dhe e pranoi një dokument të tillë, që ia hap perspektivën e qartë drejtë anëtarësimit të Bashkimit Evropian, në Këshillë të Evropës dhe pse jo dhe në partneritete për paqe me NATO-n”.