
Një person është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, ditën e djeshme në Kaçanik.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
‘’ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij f/kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.’’ Thuhet në raportin e Policisë.