Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Avni Zogiani ka reaguar ka reaguar pas arrestimi dhe rrahjes brutale të politikanit serb Nikolla Sanduloviq nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se Serbia e Vucciqit ka filluar të silleti si Rusia e Putinit.
Zogiani publikisht kishte edhe një pyetje për Ramën e Haxhiun.
“Do t’ishte mirë dikush t’iu bënte pyetje Edi Ramës e Baton Haxhiut, a vazhdojnë të kenë mirëkuptim për Vuçiqin!?” – shkroi ndër të tjera zyrtari i LVV-së, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Shteti serb me Vuçiqin në krye ka filluar të sillet saktësisht si Rusia e Putin… Politikani opozitar Nikola Sanduloviç është sulmuar/helmuar(?) dhe në nje video shfaqet i paralizuar.
Bashkëshortja e tij ka alarmuar se ai është kidnapuar nga shtëpia.
Ky nuk është sulmi i vetëm që vartësit e Vuçiq kanë bërë ndaj kundërshtarëve.
Që prej se Perëndimi i quajti të manipuluara zgjedhjet në Serbi, opozita është në rrugë duke protestuar.
Do t’ishte mirë dikush t’iu bënte pyetje Edi Ramës e Baton Haxhiut, a vazhdojnë të kenë mirëkuptim për Vuçiqin!?