2
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e katër personave në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se përgjatë ditës së hënë janë përfshirë në një përleshje.
Në njoftimin e PK’së thonë se të arrestuarit janë: M.P., 20-vjeçar, L.K., 22-vjeçar, A.S. 23-vjeçar dhe B.D. 29 vjeçar, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor“.
“Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilët kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 17.03.2025 në një kafiteri në rrugën “Xhon Kenedi”, Mitrovicë Veri.
Si pasojë e kësaj përleshje, të lënduar kanë mbetur viktimat M.P 33-vjeqar dhe 27-vjeqare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe ende ndodhen nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Policia ka njoftuar se personave të arrestuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.