Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrahmani: Bashkë me Korenicën konkluduam se duhet të fillojmë diçka të re

 
   

Deputeti Eman Rrahmani, i cili këto ditë ka deklaruar largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje i ftuar në “Lajmet e fundit” në RTK, ka thënë se me caktimin e datës së zgjedhjeve i ka ardhur fundi edhe mandatit të deputetit.

“Konsideroj që ka përfundua edhe mandati  i deputetit si anëtar i një subjekti politik. Jam i bindur se kamë mbajtur edhe qëndrimet që i kamë deklaruar qysh kur veç kanë filluar mospajtimet për çështje të caktuara që tashmë dihen edhe publikisht dhe të cilat i kemi kundërshtuar gjatë kësaj kohe”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kodi Civil me përmbajtjen dhe dy paragrafet e një neni të cilët i ka kundërshtuar ka qenë fillimi mosdakordimit edhe një lloj reflektimi se a duhet të vazhdojmë më tutje me Vetëvendosjen.

“Kemi pasur kryesisht debate të ndryshme në grupin parlamentar dhe me kryeministrin, kryeparlamentarin dhe me shefen e Grupit Parlamentar që nuk jemi dakorduar që në atë mënyrë të procedohet. Kanë vendos të procedojnë Kodin Civil me atë përmbajtje e cila është e papranueshme për shoqërinë kosovare dhe fatmirësisht është votuar me shumicën e votave kundër. Është e vetmja iniciativë ligjore që ka marrë shumicë votash kundër dhe i është kthyer mbrapsht qeverisë. Mbas saj ka pasur shkarkimev prej pozitave menaxhuese në LVV, siç ka qenë shkarkimi i Visar Korenices prej koordinatorit të qendrës së Rahovecit”, ka thënë ai në “Lajmet e fundit”.

Ai ka thënë se mospajtime kanë pasur edhe ligjit për fertilizim të cilin e kanë kundërshtuar.

“Kemi propozuar amendamente se sit ë rregullohet të trajtohet në mënyrën e duhur. Por së fundmi ka ardhur edhe një ligj që është shumë më I dëmshëm  që është Ligji për gjendjen civile në të cilin parashihet që t’ju lejohet ndryshimi i gjinisë varësisht prej ndjesisë së personit dhe atë edhe nënë mposhten 18 vjeçare”, ka thënë ai

Rrahmani ka thënë se pas gjithë këtyre ngjarjeve ai, bashkë me deputetin Korenica kanë ardhur në konkludim që duhet të fillojnë diçka të re.

“Diçka që synim ka me pasur ruajtjen e familjes tradicionale, familje ku ka nënë, babë, djalë dhe vajzë”, ka theksuar Rrahmani.

Megjithkëtë ai ka theksuar se do të vazhdoi  të votoi çdo ligj që është në dobi të qytetarëve pa marrë parasysh se prej ku dhe si vjen.