Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani duke komentuar publikimin e bisedës së shefes së grupit parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari-Lila me të sanksionuarin e ShBA-së, Milan Radoiçiq, ka thënë se ajo nuk e përfaqëson politikisht e as ideologjikisht.
Madje Rrahmani ka deklaruar se më Kusari-Lilën ka dallime edhe më të mëdha se më Vetëvendosjen.
“Zonja Kusari nuk më përfaqëson mua si deputet. Ajo është shefe e një grupi parlamentar e cila është propozuar prej kryetarit, ka marr votën e shumicës të deputetëve dhe si vendim i tillë është respektuar prej meje. Në aspektin ideologjik e praktik unë dallimet shumë më të mëdha se sa me Vetëvendosjen i kam me Mimozën, në shumicën e çështjeve. Mimoza Kusari nuk më përfaqëson as politikisht, as ideologjikisht mua”, është shprehur ai.
Ndërsa profesori, Dritëro Arifi duke e quajtur Kusari-Lilën problem periferik, ka thënë se problemi kyç qëndron te kryesia e VV-së, që s’merr masa ndaj saj.
“Për fat të keq zonja Kusari nuk është problemi kryesor, është problem periferik, por problemi kryesor po qëndrojka te kryesia e Vetëvendosjes që nuk po marrin masa ndaj këtyre çështjeve”, ka vlerësuar ai.