Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrahmani për rastin e MINT: Duhet transparencë për çdo cent të qytetarit

 
   

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka folur për skandalin e fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për blerjen e grurit, sheqerit dhe vajit nga rezervat shtetërore.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se çdo cent i cili shpenzohen nga institucionet e vendit duhet të jetë transparent për qytetarët pasi ata janë taksapagues.

“Mirëpo blerjet duhet të jenë transparente mënyrat si blihen çmimet e të gjitha këto për shkak se janë mjete të taksapaguesve dhe duhet të shohin se si shpenzohen. Nuk kemi asnjë të drejtë t’i fshehim mënyrat se si negociohen dhe se si blihen rezervat shtetërore sidomos këto që kanë të bëjnë më ushqimin”.

“Më vjen mirë që drejtësia është duke u marrë me këtë pjesë, mendoj se secili për punën që ka bërë duhet të japë llogari. Ka qenë mënyra e drejtë apo jo, të them të drejtën nuk jam shumë në dijeni për mënyrën si është vepruar dhe kaluar, janë rregulla dhe ligje që nuk mund t’i tejkalojmë asnjë sa do që na pëlqejnë neve”.

“Duhet të dihet dhe të jetë transparent çdo cent i cili shpenzohen nga institucionet publike e cila është taksë që paguhet nga institucionet e vendit, dhe ata kanë të drejtë të dijnë nga shteti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Rrahmani.