Deputeti i “Lëvizjes Vetëvendosje”, Eman Rrahmani nuk do ta ndryshojë asnjëherë qëndrimin për projektligjin e Kodit Civil.
Ai thotë se as në këtë legjislaturë nuk do të vijë për votim ky projektkod.
“Nuk vjen Kodi Civil për votim në këtë legjislaturë. Kurrë s’do ta votoj jam gjithmonë kundër këtij projektligji”.
Deputetët që kanë votuar kundër Kodit Civil, në herën e parë kanë qenë: Labinotë Demi – Murtezi (LVV), Eman Rrahmani (LVV), Burim Karameta (LVV), Gramoz Agusholli (LVV) Visar Korenica (LVV), Driton Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Drita Millaku (LVV), Fjolla Ujkani (LVV), Ekrem Mustafa (LVV), Alban Bajrami (LVV), Valon Ramadani (LVV), Milazim Salijaj (LVV), Nijazi Isaku (LVV), Besnik Tahiri (AAK), Time Kadrijaj (AAK), Pal Lekaj (AAK), Bekë Berisha (AAK), Albana Bytyçi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK).
Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.
Çka thotë Projekt-kodi Civil për martesat ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë?
Kodi Civil është një akt juridik më i rëndësishëm pas Kushtetutës. Kundërshtimet më të zëshme ndaj Projekt-kodit Civil kishin të bënin me nenin 1138. Ky nen parasheh hartimin e një ligji që do t’i lejonte “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta”. Megjithatë, ai përcakton që martesa është “bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme”, që do të thotë se nuk mundëson martesën midis personave të gjinisë së njëjtë.