KFOR-i e ka çuar në tone më serioze praninë e tyre “të pëhershme…fikse” në Urën e Ibrit, duke i shtuar fuqi deklarimeve të tyre për prani të stacionuar. Madje, pranë Urës së Ibrit janë parë edhe vetura të KFOR-it amerikan.
Ndërsa, vetëm sot qeveria e Kosovës ka nisur “përcaktimi i kapacitetit mbajtëse të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me ngarkesa testuese”.
Media ka marrë vesh nga brenda institucioneve se nesër nuk hapet Ura e Ibrit përkundër pretendimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “nesër”.
Vuçiqi u shpreh “shpresues” se KFOR-i nuk do të lejojë hapjen e Urës së Ibrit “nesër”, derisa u thirr në pandehjet e tij për nismën online të Agim Bahtiri.