Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të vranët dhe reshje shiu, të cilat do të jenë prezente që prej orëve të mesnatës
Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në formën e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave afatshkurtra.
Në relievet malore, në lartësitë mbi 1000 metër, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 11 m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 0 deri 8°C;
në zonat e ulëta 2 deri 14°C;