Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrecaj: Ajo çka ndodhi në zgjedhjet e vitit 2021 ka qenë një çrregullim shoqëror

 
   

Avokati Visar Rrecaj ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë interesante.

Sipas tij, ajo çfarë ka ndodhur në shkurtin e vitit 2021, kur ka fituar Vetëvendosja, ka qenë një çrregullim shoqëror.

“Kanë me qenë zgjedhje interesante, ajo çka ka ndodhë në shkurtin e vitit 2021 ka qenë një çrregullim shoqëror dhe çrregullim i komplet elektoratit“, ka thënë Rrecaj.

Më tej, ai theksoi se në zgjedhjet e kaluara qytetarët kanë votuar për inat, e me qëllim ndëshkimi për partitë tjera.

“Në zgjedhjet në atë kohë qytetari, elektorati ka votu për inati, ka votu në sistemin „për inati të resë, më vdektë djali”.. është votuar me qëllim ndëshkimi“, deklaroi ai.

“Të gjithë elektoratet do të kthehen nëpër shtretrit e vet dhe do të votojnë aty ku kanë votuar para këtyre zgjedhjeve sepse qytetarët janë bindë që nuk kanë bërë një zgjedhje të duhur”, shtoi ai.