Besfort Rrecaj, profesor i të drejtës ndërkombëtare, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, flet vazhdimisht për Kosovën dhe bën kalkulime politike.
Ai u deklarua kështu kur u pyet për tendencat e Vuçiqit në marrjen hipotetikisht të veriut të vendit.
“Besoj edhe Vuçiq e ka të qartë faktin se nuk është aq e thjeshtë, besoj se edhe aleatët tanë e besojnë që Vuçiqi po të kishte mundësi do ta bënte atë. Vuçiq bën kalkulime politike, normalisht e vlerëson edhe situatën e mundësinë se sa mund të bëjë karshi Kosovës, dhe jo vetëm veriun e Kosovës”.
“Tani ata ende në Kushtetutën e Serbisë e përmendin Kosovën, pretendimi është i hapur në këtë drejtim pa marrë parasysh marrëveshjet që i kemi nënshkruar deri tani”, ka thënë Rrecaj.