Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Rregullat e rëndësishme për t’u stërvitur gjatë të nxehtit të verës

I nxehti i verës një sfidë shumë e madhe është edhe për të gjithë dashamirësit e sportit dhe fitnesit. Vapa shpesh të krijon ndjesinë e lodhjes dhe përgjumjes saqë me zor të madh e merr guximit për të shkuar në palestër apo të marrësh pjesë në një aktivitet sportiv.

Por ekspertët e shëndetit e konsiderojnë dhe të rrezikshme, mbi të gjitha duke na këshilluar për kujdes dhe duke na treguar disa praktika të mira për t’u ndjekur.

Stërvituni në mëngjes dhe me seanca të shkurtra

Është shumë e këshillueshme që stërvitja të praktikohet herët në mëngjes kur temperaturat nuk janë rritur ende. Këshillohet që seancat e gjata stërvitore të zëvendësohen me  seanca më të shkurtra dhe me pushime, në mënyrë që të shmanget ekspozimi i gjatë në diell.

Vishni veshje të përshtatshme

Në verë për çdo rast këshillohet që të hiqen nga përdorimi veshjet e errëta dhe të ngushta që përthithin nxehtësi, duke u zëvendësuar me ato të çelura dhe të lirshme. Aq më e rëndësishme bëhet kjo gjë kur flitet për ata që stërvitjen.

Mbroni lëkurën

Përdorni krem ​​kundër diellit!  Kremrat më të mirë të diellit  për stërvitje janë  ato më pak rezistente ndaj ujit  që ju lejojnë të djersitni më lirshëm, pa bllokuar poret tuaja.

Zgjidhni pishinën

Në një ditë të nxehtë vere nuk ka asgjë më të mirë se një not freskues . Pishina  është në fakt hapësira ideale jo vetëm për t’u çlodhur pas një stërvitjeje, por edhe  si një zonë stërvitore më vete. Në fakt, është pothuajse e pamundur të lodheni në ujë, sepse trupi është 3 herë më i lehtë se kur jemi në tokë dhe për këtë arsye lëvizjet janë më pak të lodhshme.