I afërmi i Barie Gjunit, e cila ndodhet pas hekurave bashkë me burrin e saj, Rexhepin, pasi rrëmbyen nipin e tyre 3-vjeçar, ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen.
Në një program televiziv ai deklaroi se kushërira e tij është në gjendje të rënduar emocionale, e cila vuan jo vetëm humbjen e djalit të saj, por edhe të nipit. Ai ka hedhur poshtë pretendimet e konflikteve nuse-vjehrrë, teksa ka deklaruar se mardhënia mes nuses dhe Baries ishte shumë e mirë, por pas vdekjes së djalit gjërat ndryshuan.
“Nuk kam arritur që të flaë me të pasi janë çështje shtetërore. Gjendja e saj mendore është e keqe, sepse djali që i vdiq, por pasojat që i ka nga kjo ngjarje janë të mëdha. Nipin e ka si mbështetje, shef nipin, sheh djalin. Kur sheh fytyrën e tij, thotë; djalin e kam gjallë. Plus që thashethemet; jo t’u martua nusja. Kjo ndikon. Se di nëse është e vërtetë që të jetë martuar nusja. Është e trishtë. Marrëdhënia e tyre si nuse-vjehërr ka qenë e mirë. Shkonin shumë mirë. Pas vdekjes ndryshuan gjërat. Se di pse. Se di pse arriti kjo punë. Nusja jetoi atje, 5 vite. Se di tani. Para 1 muaj i kam bërë një vizitë në shtëpi. Ajo ishte shumë rëndë mendërisht. Rexhepi, burri i saj, ndoshta e përjetonte pak më ndryshe.”, tha kushëriri i saj.