Avokatja Eranda Gjonaj, e ftuar në një studio televizive, tha se fëmija 3-vjeçar i rrëmbyer nga gjyshërit nuk do ishte marrë prej tyre nëse do të ishte vajzë. Sipas saj, fakti që fëmija është djali i djalit, ka qenë arsyeja e rrëmbimit të tij, pasi konsiderohet si trashëgimtar i fisit
Gjithashtu avokatja tha se ligji parashikon për veprën penale të rrëmbimit të të miturve jo ë pak se 15 vite burg, por mund të ketë lehtësime, për shkak të marrëdhënieve familjare.
“Dënimi në këtë rast është jo më pak se 15 vjet burg, por për shkak të rrethanave familjare, për shkak të gjendjes të fëmijës, në këtë rast nëse do të kishte një lehtësim do të ishte për shkak të rrethanave familjare.
Unë besoj se fëmija është me shëndet të plotë dhe është i sigurt. Të jem e sinqertë, po hyj në një temë tjetër, por gjëja e parë që mendova për mendimin e fëmijës 3-vjeçar, ishte a do të rrëmbehej nëse fëmija do të ishte vajzë? Fakti që është djali i djalit, unë mendoj se është arsyeja se përse e rrëmbyen”,-tha avokatja.