Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) të enjten ka kërkuar lirimin pakusht të tre policëve që janë kidnapuar nga policia serbe në territorin e Kosovës.
Ndër tjera, Kosovës dhe Serbisë i është thënë se duhet të marrin hapa të menjëhershëm për t’i de-përshkallëzuar tensionet.
“Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për t’i ulur tensionet,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Gjatë ditës së djeshme u kidnapuan tre zyrtarët policorë, institucionet e Kosovës kanë kërkuar lirimin e tyre dhe reagimin e ndërkombëtarëve për këtë çështje. Pos kësaj, qeveria i ka vendosur masë ndëshkuese Serbisë duke mos e lejuar importimin e mallrave dhe produkteve serb.