Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrëmbimi i tre policëve në territorin e Kosovës nga serbët, eksperti i sigurisë zbulon se kur do të lirohen ata

 
   

Pas deklaratës së Departamentit të Shtetit për lirimin e 3 policëve që u rrëmbyen brenda teritoreve të Kosovës, si duket Serbie pritet të vihet në lëvizje.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se tre policët pritet të lirohen ditën e nesërme në orët e pasdites, sipas informacioneve që vijnë nga burime diplomatike në Kosovë. 

“Çështja me të cilat po ballafaqohemi, është fakti që sipas informacioneve, do të kemi lirimin e tre zyrtarëve.

Ky informacion ka ardhur sipas komunikimit me kancelaritë perëndimore.

Pasditen e nesërme do të kemi lirimin e tyre, sipas informacionit të ambasadave në Republikën e Kosovës”, deklaroi Shala në TPZ.