Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrëshqitje e dheut në fshatin Leskovec të Prizrenit, evakuohen disa familje

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se pas takimit me kabinetin është marrë vendim që të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve nga shtëpitë e rrezikuara prej rrëshqitjes së dheut.

Poashtu, Totaj njoftoi se do të sigurohen banesa të përkohshme dhe të sigurta për këta qytetarë.

Ndërkaq, komuna do të mbulojë qiranë për familjet e evakuuara deri në zgjidhjen e përhershme të problemit.

“Si Kryetar i Komunës së Prizrenit, sot kam zhvilluar një takim me përfaqësuesin e familjeve të prekura nga rrëshqitja e dheut në një lagje në fshatin Leskovec, një situatë që po e ndjekim me shqetësim dhe përkushtim të madh. Pas inspektimeve në terren dhe vlerësimeve nga ekspertët, është konstatuar se rrëshqitja e dheut është aktive dhe paraqet rrezik serioz për disa shtëpi dhe jetën e banorëve që banojnë aty. Në disa zona është shfaqur çarje dhe zhvendosje e tokës deri në 1.5 metra thellësi dhe mbi 50 metra gjatësi”, shkroi Totaj në Facebook.