Vetëm një ditë pasi pajisjet” Pager”të përdorura nga qindra anëtarë të grupit militant Hezbollah shpërthyen , më shumë pajisje elektronike shpërthyen të mërkurën në atë që dukej të ishte një valë e dytë e sulmeve të sofistikuara, vdekjeprurëse, për të cilat Hezbollah fajëson Izraelin.
Ministri libanez i Shëndetësisë Firas Abiad tha se nga sulmi i djeshëm u vranë 25 persona, ndërsa rreth 608 janë të plagosur.
“Kemi 25 të vrarë nga sulmi i djeshëm. Sa i përket të plagosurve dje kemi pasur 608 të plagosur, ky ishte numri i përgjithshëm. 360 prej tyre nuk kishin nevojë të shtroheshin në spital. 178 janë shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme. 61 prej tyre janë në reanimacion”, tha ai, raporton AP
E ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant nuk përmendi shpërthimet e pajisjeve elektronike, por vlerësoi punën e ushtrisë izraelite dhe agjencive të sigurisë dhe tha se Izraeli është në fillimin e një faze të re në luftës.
“Qendra e gravitetit po zhvendoset në veri duke devijuar burimet dhe forcat. Ne jemi në fillimin e një faze të re të luftës. Kjo kërkon guxim, vendosmëri dhe këmbëngulje”, tha ministri Izraelit.
Ndërkohë kryediplomati i Bashkimit Evropian Joseph Borrell i quajti shumë shqetësuese sulmet në Liban, ndërsa tha se këto veprime rrezikojnë të çojnë në një përshkallëzim të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Të martën, pejxherët e përdorur nga qindra anëtarë të Hezbollahut shpërthyen pothuajse njëkohësisht në pjesë të Libanit si dhe në Siri.
Të dy sulmet, të cilat besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, kanë rritur frikën se konflikti mund të përshkallëzohet në luftë gjithëpërfshirëse.
Hezbollahu ka përdorur pagers si një mënyrë për të komunikuar për vite me radhë.
Së fundmi, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, paralajmëroi anëtarët e grupit që të mos mbanin celularë, duke thënë se ata mund të përdoren nga Izraeli për të gjurmuar lëvizjet e grupit.
Tags: borrellsulmet ne Liban